Institucionet dhe organizatat ndërkombëtare mbeten partnerë të rëndësishëm në avancimin e proceseve demokratike dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.
Në këtë frymë, përfaqësues të VLEN-it zhvilluan një takim pune me përfaqësues të International Republican Institute (IRI), ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike, transparencën, pjesëmarrjen qytetare dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
VLEN mbetet e përkushtuar ndaj ndërtimit të institucioneve demokratike, dialogut të hapur dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në funksion të interesit të qytetarëve dhe perspektivës evropiane të vendit.





