Komunikata e VLEN
BDI nuk mund të fshihet pas flamurit kombëtar për të mbuluar dështimet e veta.
Kur ajo flet për “dy dekada krenari”, (një moto e tyre e shpërndarë në rrjetet sociale), qytetarët kujtojnë dy dekada premtime të parealizuara, korrupsion, nepotizëm dhe humbje të besimit.
Nëse pyesin “ku ishim dhe ku e lamë”, përgjigjja është e qartë: Raste të montuara ndaj shqiptarëve, vrasje politike, burgosje, dhunë, diskriminim ku asnjëra nga këto nuk patën epilog apo asnjëherë nuk u zbuluan autorët e vërtetë.
BDI përfundoi në opozitë duke lënë të freskët edhe funksionimin e kazinove, Ballkanin e Hapur dhe politikat kundër Kosovës. E lanë popullin me emigrim masiv, institucione të dobësuara, padrejtësi dhe qytetarë të zhgënjyer nga politikat që për vite me radhë i mbajti peng interesat e tyre.
VLEN nuk ndërton propagandë mbi simbole kombëtare. Ne punojmë për rezultate konkrete: Kampusin e ri “Nënë Tereza”, Rrugën Shkup- Bllacë, Rrugën Tetovë- Prizren, Korridorin 8 si dhe projekte tjera kapitale për komunat shqiptare.
Këto janë matësit e vërtetë të suksesit, jo sloganet boshe.
Koha kur shqiptarëve u shiteshin emocione në vend të rezultateve ka përfunduar. Qytetarët sot kërkojnë punë, përgjegjësi dhe zhvillim. Pikërisht këtë po sjell VLEN me qeverisjen e re.





