VLEN: Jo të gjithë besuan se do të arrijmë deri te bashkimi, kishte prej atyre që punuan të mos bashkohemi

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se kur u krijuan si koalicion, jo të gjithë besuan se ky rrugëtim do të arrinte deri në bashkimin e tyre.

 

Nga VLEN thonë se kishte nga ata që pritën ndarje, lodhje dhe dështim.

“Kishte edhe të tjerë që punuan hapur që ky bashkim të mos ndodhte. Por nesër përgjigjja do të jepet para syve të të gjithëve. Më 9 Maj, në Ditën e Evropës, në Kongresin e Bashkimit, pesë subjekte politike do të marrin njërin nga vendimet më të rëndësishme brenda bllokut politik shqiptar në vend. Nga partnerë dhe aleatë politikë, VLEN bëhet një trup i vetëm”.

“Ky nuk ka qenë vendim i lehtë. Ka kërkuar durim, besim dhe vullnet për të vendosur interesin e shqiptarëve mbi interesat e ngushta partiake. As nuk është bashkim i imponuar. Është rezultat i bindjes se shqiptarët nuk fitojnë kur politika fragmentohet, por kur energjia dhe përfaqësimi bashkohen dhe organizohen. Pikërisht për këtë arsye ky bashkim ka peshë historike. Ky është premtimi që VLEN ua dha shqiptarëve”.

“Ky është VLEN-i, nga një ide që shumëkush e vuri në dyshim, në një bashkim që nesër bëhet fakt politik. Andaj nesër, 850 delegatë do të vërshojnë drejt Kongresit të Bashkimit për ta vulosur premtimin e madh që VLEN të bëhet një”, thonë nga VLEN.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit