Peçetat e lagura dhe pelenat bllokojnë kanalizimin në Shkup, apelohet për kujdes!

Advertisement

Pecetat e lagura, pelenat, pecetat higjienike dhe mbeturinat e tjera të papërshtatshme po shkaktojnë bllokime të shpeshta në rrjetin e kanalizimit në Shkup.

Nga Ndërmarrja Publike „Ujësjellësi dhe Kanalizimi“ bëjnë të ditur se ekipet e tyre intervenojnë rregullisht në terren për të pastruar kanalizimet e bllokuara nga mbeturinat që nuk duhet të përfundojnë në tualete apo në pusetat e kanalizimit.

Sipas ndërmarrjes, këto materiale pengojnë rrjedhjen normale të ujërave nëpër gypa dhe puseta, duke rrezikuar shkaktimin e defekteve në sistemin e kanalizimit.

Për këtë arsye, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos hedhin peceta të lagura, pelena, produkte higjienike dhe mbeturina të tjera në tualete, por t’i vendosin ato në shportat e mbeturinave.

Nga ndërmarrja theksojnë se hedhja e duhur e mbeturinave është thelbësore për parandalimin e bllokimeve dhe funksionimin normal të rrjetit të kanalizimit. skopjeinfo.mk

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit