11.8 C
Skopje
Saturday, May 25, 2024

VLEN: Jemi fitues të votës shqiptare!

Koalicioni VLEN në konferencë për media kanë falënderuar qytetarët të cilët kanë votuar këtë koalicionin.
Bilall Kasami në fillim tha se do të theksojë se ata janë fitues të votës shqiptare, raporton SHENJA.
“BDI ka blerë vota e komuniteteve dhe shtresave të rrezikuara shoqërore. VLEN është përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në këto zgjedhje dhe në qeverinë e ardhshme. BDI edhe me këto rezultate nuk nxjerr deputetë shqiptarë. BDI me këto sjellje e humbi legjitimitetin politik të flas në emër të shqiptarëve. Prandaj më 8 maj ne do të fitojmë” tha Kasami, duke shtuar se do ta përmbysin rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
Ai tha se edhe ky rezultat po të përkthehet në numër të deputetëve është diferencë e vogël dhe me angazhimin e madh ata do ta kthejnë rezultatin.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit