Anëtari i Presidencës së VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka akuzuar BDI-në se gjatë kohës sa ishte pjesë e Qeverisë ka mundësuar bashkëpunimin afarist të shtetit me Alta Bankën nga Beogradi.
Sipas Sejdiut, dokumentet dëshmojnë se ministrat e BDI-së kanë propozuar dhe votuar vendime qeveritare që i kanë hapur rrugë këtij bashkëpunimi.
Ai rikujtoi edhe rastin e projektit të Daka Davidoviqit në Tetovë, si dhe hyrjen në tregun maqedonas të operatorit MTEL, pjesë e Telekom Srbisë, duke kërkuar përgjegjësi dhe transparencë për këto vendime.
Sejdiu vlerëson se opinioni publik ka të drejtë të dijë se cilat interesa kanë qëndruar prapa këtyre bashkëpunimeve.








