Liderët e VLEN-it sot në takim me Mickoskin liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, gjatë ditës së sotme do të zhvillojnë takim me kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Takimi është pjesë e konsultimeve të rregullta mes partnerëve të koalicionit qeverisës, ndërsa në fokus pritet të jenë zhvillimet e fundit politike në vend.
Këtë e konfirmoi anëtari i Kryesisë së VLEN-it, Blerim Sejdiu, i cili në konferencën e sotme për media tha se bëhet fjalë për takime të zakonshme mes partnerëve të koalicionit.
“Ka takim me kryeministrin, por janë takime të rregullta që zhvillohen me partnerët e koalicionit, kështu që nuk ka asgjë për të thënë”, deklaroi Sejdiu.Ora24.tv








