Ndalohet një 36-vjeçar në Tetovë, drejtoi makinën pa leje për vozitje

Advertisement

SPB Tetovë njofton se dje (11.11.2026), në orën 14:25, në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, pranë fshatit Neproshten, rajoni i Tetovës, punonjës policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin B.R. (36) nga fshati Sllatinë, rajoni i Tetovës.

“Gjatë kontrollit të trafikut është konstatuar se ai ka drejtuar një automjet udhëtarësh “Mitsubishi” me targa të Tetovës pa poseduar leje drejtimi (patentë shoferi)”.

 

“Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB Tetovë.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit