Çairi sot po flet me një zë – VLEN! Tubimi elektoral i koalicionit VLEN – Një Zë! po mbahet në këto momente në zemër të Komunës së Çairit, ku numer i madh qytetaresh janë mbledhur për të shprehur mbështetjen e tyre për kandidatin për kryetar komune, Izet Mexhiti.
Nën brohoritjet dhe duartrokitjet e pandërprera, atmosfera është elektrizuese.
Kjo mbrëmje është dëshmi se Çairi nuk është vetëm një komunë – është një zë i fuqishëm që kërkon drejtësi, zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz.