VLEN: BDI po e bllokon ligjin për përfaqësim të drejtë

Advertisement

Zëdhënësi i VLEN-it, Driton Sulejmani, ka akuzuar BDI-në se po pengon miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat.

Sipas Sulejmanit, ky ligj është një nga elementet e rëndësishme të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe shpreh habi për qëndrimin e BDI-së ndaj tij.

“Thjesht po habitemi se si BDI po bën sjellje të tilla, të cilat nuk janë të hijshme dhe mendoj se janë edhe kundër interesave të shqiptarëve të Maqedonisë”, deklaroi Sulejmani.

Ai tha se BDI ka pasur mundësi që këtë çështje ta zgjidhte gjatë dy dekadave sa ishte në pushtet, ndërsa tani, sipas tij, po e pengon vendosjen e një kornize të re ligjore.

Sulejmani e krahasoi situatën me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, duke theksuar se edhe pse VLEN e kishte kritikuar atë ligj në vitin 2018, e kishte përkrahur me qëllim që të bëhej një hap përpara në zgjidhjen e çështjes së gjuhës shqipe.

Ai shprehu shpresën që BDI të rishqyrtojë qëndrimin dhe të mbështesë Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit