Shkupi do të dekorohet me zbukurime të Vitit të Ri gjatë periudhës 10–15 dhjetor, ndërsa festa qendroreeVitit të Ri do të mbahet në sheshin “Maqedonia”, njoftoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
Për dekorimin e qytetit është përzgjedhur një kompani. Gjorgjievski, gjatë një paraqitjeje nëtelevizionin“Sitel”, theksoi se procedura ka qenë transparente dhe se të gjitha detajet janë të qasshmepër publikun.
Mbrëmja e Vitit të Ri do të shoqërohet me program muzikor, ku do të performojnë artistë vendas.Emrate tyre ende nuk janë bërë të ditur, por kryetari i qytetit paralajmëroi se në festë do të marrinpjesëmuzikantë maqedonas. Këtë vit nuk do të ketë fishekzjarre.
Sipas shpalljes për dekorimin e Vitit të Ri, në sheshin e qytetit do të vendoset një bredh festiv melartësiprej 13 metrash, së bashku me disa figura ndriçuese në forma të ndryshme. Dekorimi duhettë përfundojëderi më 15 dhjetor, ndërsa vlera e parashikuar e prokurimit është rreth 70.000 euro.
Përveç bredhit, është paraparë vendosja e një figure ndriçuese në formë dreri, me lartësi rreth katërmetra,me një kallam dekorativ sheqeri në brirë dhe ndriçim LED në kombinim të ngjyrës së bardhëtë ngrohtëdhe të ftohtë, me efekte dinamike.
Në shesh do të vendoset edhe një dhuratë ndriçuese me lartësi mbi gjashtë metra, dy portale 2Ddhenjë slitë 3D me dhurata, me lartësi rreth dy metra dhe gjerësi katër metra, ku vizitorët do tëmundtë hyjnë dhe të fotografohen.
Gjithashtu, janë paraparë dy balona ndriçues, secili me lartësi prej 3,5 metrash, një figurë e BabagjyshittëVitit të Ri, rreth 100 buqeta me ndriçim LED dhe një kurorë festive e gjelbër me shkëlqim, ededikuarpër fotografim.
Qyteti do të zbukurohet edhe me drita në shtyllat e ndriçimit publik dhe me dekorime ndriçuesenëformë akujsh








