VLEN: 2 Gushti na bashkon rreth vlerave të lirisë, barazisë dhe së ardhmes evropiane

Advertisement

 

Me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës, koalicioni VLEN u ka uruar festën të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e kësaj date historike dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shteti.

Nga VLEN theksojnë se 2 Gushti është një ditë që kujton përpjekjet për liri, barazi dhe drejtësi, vlera që, sipas tyre, përbëjnë bazën e një Republike moderne dhe multietnike.

“Kjo ditë është një mundësi për të reflektuar mbi rrugën që kemi kaluar së bashku si shtet dhe si shoqëri, duke forcuar mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe përkushtimin ndaj së mirës së përbashkët, pavarësisht dallimeve etnike, fetare apo politike”, thuhet në urimin e VLEN-it.

Nga koalicioni theksojnë se ruajtja dhe avancimi i këtyre vlerave është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë qytetarëve, me qëllim ndërtimin e një shteti modern, të drejtë dhe të barabartë.

Sipas VLEN-it, vetëm përmes respektit dhe bashkëpunimit mund të ecet me hapa të sigurt drejt familjes evropiane.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit