Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, ka folur sa i përket ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale. Doyle ka thënë se Specialja nuk është konsultuar sa i përket ndryshimeve dhe ka thënë se si Gjykatë do të jenë të fokusuar për përmbushjen e mandatit.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) nuk janë konsultuar. Për momentin nuk kemi ndonjë koment. Dhomat e Specializuara janë tërësisht të fokusuara në zbatimin e mandatit të tyre për të garantuar procese gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të sigurta, si dhe për të garantuar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave”, ka deklaruar Doyle në një përgjigje për T7.
Bashkimi Evropian po ashtu ka thënë se është thellësisht i shqetësuar nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat, sipas zyrtarëve të Brukselit, bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.






