(VIDEO) Osmani: Asnjë post politik në këtë shtet nuk është më i pamundur për shqiptarët

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka mbajtur mbrëmë konventën promovuese për kandidatin e tyre  për president, Bujar Osmani. Kryetari Ali Ahmeti, në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se në kalanë e sukseseve kombëtare, ka ardhur  koha të vendosin edhe presidentin e parë shqiptar. Ai tha se partia që drejton ai, që 22 vjet nuk njeh humbje në asnjë cikël zgjedhor, ndaj siç tha Ahmeti, gjithë këtë kala të fitoreve e ka ndërtuar populli me durim dhe besim.

ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Ne për 23 vjet me rradhë nuk njohim humbje, nuk kemi njohur humbje, as në beteja, as në luftë, të gjitha i kemi fituar, politikisht e diplomatikisht, ushtarakisht e taktikisht. Prandaj për këtë jemi mirënjohës popollit, që neve na përkrahi dhe na mbështeti edhe në ditët e vështira. Vet nuk mundesh të arrish të bësh asnjë vepër. Të gjithë bashkë sot kemi ndërtuar këtë kala, dhe në këtë kala të gjithë shqiptarët kanë nga një gurë, dhe e kanë bërë kalanë më të çeliktë në këto hapësira shqiptare. Sot ngritet shtatlartë Skënderbeu, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Josif Bageri, Pjetër Bogdani, Nexhat Agolli, Universitete, flamuj kombëtarë shqiptarë, gjuhë e traditë, prandaj jemi të pamposhtur”.

Sot jam këtu para jush, i mbushur me ndjesinë e thellë të përgjegjësisë dhe përkushtimit, duke ndjekur bindjen e Ali Ahmetit, të cilat janë largpamëse, se asnjë post politik në këtë shtet nuk është më i pamundur për shqiptarët. Kështu deklaroi kandidati për president nga BDI, Bujar Osmani, i cili deklaroi se e ardhmja është vetëm në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjajshme

1408 KOMENTET

Komentet janë të mbyllura.

Lajmet e fundit