12.8 C
Skopje
Saturday, March 15, 2025

VIDEO/Lefkov nga VMRO-DPMNE: Nesër detaje të reja për milionat e Drin Ahmetit

Shteti i grabitur – Drin Ahmeti mbushi xhepat me miliona nën mbrojtjen e institucioneve të drejtuara nga kuadro të BDI-së, akuzoi sot deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov.

“Kompanitë e Drinit dhe Besian Ahmetit, nipërit e Ali Ahmetit, për vite me radhë kanë rrotulluar miliona me ndihmën e autoriteteve shtetërore, qoftë për shkak të koncesioneve që kanë marrë nga shteti apo nga tenderët, pushteti politik i BDI-së dhe SDS-së ka qenë gjithmonë faktor kyç” , tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Lefkov.

Ai parlajmëroi se në ditët në vijim do të prezantojnë një sërë rastesh nga seriali “Shteti i grabitur”, ku do të tregohet se si Maqedonia është dëmtuar për miliona.

“Sot fillojmë me rastin e Drin Ahmetit dhe kallëzimin penal të MPB-së kundër tij, vëllait të tij Besianit dhe zyrtarëve në Ministrinë e Ekonomisë nën petkun e BDI-së.

Nga hetimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, siç është njoftuar tashmë nga ministria, rezulton se në periudhën 2016-2023, kompania Everest JD në pronësi të Ahmetit, e cila është koncesionare e guroreve, duhet të paguajë një tarifë të saktë vjetore për koncesionin dhe tarifën për burimet minerale të eksploatuara, sipas tarifës për lejet dhe koncesionet. Edhe pse ishte e nevojshme të dorëzoheshin raporte gjeodezike me sasitë e detajuara të burimeve minerale të nxjerra dhe periudhën në të cilën është kryer nxjerrja, thuhet në nenin 64 të Ligjit për Burimet Minerale, ata nuk e bënë një gjë të tillë. Në vend të kësaj, për koncesione kanë paguar 1.671.894 denarë më pak, me çka është shkaktuar dëme në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë.

Drin Ahmeti ka shfrytëzuar gurin dhe ka prodhuar produkte prej tij, pa raportuar shumën e duhur në Ministrinë e Ekonomisë dhe pa paguar shumën e duhur për të në buxhet.

Drin Ahmeti raportoi se burimet minerale janë më pak të shfrytëzuara se sa në fakt që janë eksploatuar.

Ai jo vetëm që dëmtoi buxhetin e shtetit duke mos paguar në vlerë reale tarifën e koncesionit, por ekziston rreziku që pasuritë minerale të shfrytëzuara e të padeklaruara t’i vërë në qarkullim pa regjistruar shitjen e tyre dhe pa paguar tatimin.

Cili është fitimi i vërtetë që Ahmeti ka futur në xhep dhe për të cilin ka shmangur kompensimin e shtetit?”, pyeti Lefkov.

Ai kërkoi nga prokuroria publike që të mos flejë dhe të fillojë të veprojë sipas kallëzimeve penale të MPB-së.

“BDI-ja dhe SDS-ja grabitën shtetin për 7 vite dhe morën lumturinë e shumë njerëzve. Është koha për llogaridhënie, kështu që nuk do të përsëritet më kurrë. Nesër do të vazhdojmë me detaje të reja për milionat e Ahmetit”, tha Lefkov.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit