16.8 C
Skopje
Friday, May 17, 2024

VIDEO-DOKUMENT/Miteva: Bytyqi keqpërdor postin e zv/kryeministrit, kërkon nga kompanitë të votojnë për të

Zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së Marija Miteva në konferencë për mediat ka deklaruar zv/kryeministrin për Çështje Ekonomike po keqpërdor pozitën e tij duke kërkuar nga bizneset që të votojnë për të, duke shkruar numrin që mban në fletvotim.

Konferenca e plotë:

Kjo letër është dëshmi e keqpërdorimit të pozitës së zëvendëskryeministrit dhe burimeve shtetërore gjatë fushatës politike nga LSDM-ja. Përkatësisht Fatmir Bytyqi, bartësi në NJ.Z. 2 më 29 prill 2024 dërgon një letër duke keqpërdorur pozitën e tij si zëvendëskryeministër, dhe detyrimin e tij për të punuar për kompanitë dhe sektorin e biznesit.

Bytyqi bën një apel dhe drejtpërdrejt thotë, citoj: Unë kërkoj votën tuaj, ndërsa thekson se ai ka udhëhequr sektorin, i cili ka ndihmuar me mbështetje financiare mbi 100 milionë euro.

Ai thekson se për të vazhduar këto politika pozitive për të mbështetur biznesin edhe në të ardhmen, citon një pjesë të programit të partisë për zgjedhjet, në të cilin premton rritjen e këtyre mjeteve në vlerë prej 180 milionë euro.

Bytyqi drejtpërsëdrejti në këtë letër kërkon përkrahje personale duke votuar për LSDM-në dhe për Koalicionin Evropian të Ardhmërisë, duke treguar numrin rendor të fletëvotimit.

Ky është keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar sipas nenit 353. Gjegjësisht, sipas këtij neni, thuhet se zyrtari i cili duke shfrytëzuar pozitën apo autoritetin e tij zyrtar do të përfitojë për vete ose tjetrin një lloj përfitimi, në këtë në rast se bëhet fjalë për përfitim politik përmes kërkesës së drejtpërdrejtë për mbështetje për numrin e fletëvotimit në të cilin ndodhet koalicioni në të cilin bën pjesë Bytyqi.

Bytyqi ka shpërdoruar detyrën zyrtare, pasi si zëvendëskryeministër, i cili ka vendosur për dhënien e ndihmës për kompanitë, u drejtohet atyre që ta votojnë, për shkak të ndihmës së dhënë prej tij, si zëvendëskryeministër i qeverisë, dhe se ndihma do të rritet nëse merret mbështetja.

Me këtë akt Bytyqi po u bën presion kompanive që kanë marrë ndihmë shtetërore dhe për të njëjtën arsye kërkon që ta votojnë. Ky është një precedent i përmasave të paprecedentë, për të cilin presim jo vetëm një falje nga Bytyqi dhe LSD, por edhe KSHPK-ja do të inicojë një rast kundër kësaj.

Koha e abuzimeve me pozitat shtetërore dhe kushtëzimit të kompanive dhe qytetarëve përfundon më 8 maj. Kompanitë të mos kenë frikë dhe të mos i nënshtrohen presioneve të LSD-së dhe BDI-së, pas 8 majit të gjithë ata që kanë ushtruar presion do të përballen me përgjegjësi. Kjo kohë po mbaron!

Është koha që Maqedonia t’i kthehet popullit. Është koha që Maqedonia të jetë sërish e juaja.

Video e konferencës për mediat:

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit