Vendi më i pasur në botë është në Evropë, publikohet renditja e re

Advertisement

Luksemburgu është përsëri vendi më i pasur në botë sipas produktit të brendshëm bruto (PBB) për frymë, sipas të dhënave të fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për vitin 2025. Me 140,941 dollarë për frymë, Luksemburgu mban bindshëm vendin e parë, përpara Irlandës me 108,919 dollarë dhe Zvicrës me 104,896 dollarë. Në pesë vendet e para përfshihen edhe Singapori me 92,932 dollarë dhe Islanda me 90,284 dollarë.

Në 10 vendet e para bëjnë pjesë Norvegjia (89,694 dollarë), Shtetet e Bashkuara (89,105 dollarë), Makao (76,314 dollarë), Danimarka (74,969 dollarë) dhe Katari (71,653 dollarë për frymë). Nga dhjetë ekonomitë më të pasura, Shtetet e Bashkuara janë i vetmi vend me më shumë se 100 milionë banorë.

Pozicionet kryesore zakonisht i zënë vendet e vogla me sektorë financiarë, teknologjikë, industrialë ose energjetikë shumë të zhvilluar. Për shkak të popullsisë së tyre më të vogël, prodhimi i tyre ekonomik për frymë është dukshëm më i lartë.

Megjithatë, ekonomistët paralajmërojnë se PBB-ja për frymë nuk pasqyron shpërndarjen e vërtetë të pasurisë, as nuk merr parasysh ndryshimet në çmime, standardet e jetesës, cilësinë e shëndetit dhe arsimit, apo pabarazinë brenda popullsisë. Prandaj, një renditje e lartë në listë nuk do të thotë që të gjithë qytetarët kanë të ardhura po aq të larta.

Për më tepër, ky renditje nuk llogaritet sipas paritetit të fuqisë blerëse (PPP), kështu që sipas një metodologjie të tillë, rendi i vendeve mund të ndryshojë ndjeshëm.përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit