Vdes Vlado Janevski, bashkëshort i ministres së Arsimit dhe Shkencës

Shkup, 28 shkurt – Pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 71-vjeçare ka ndërruar jetë kirurgu i njohur, profesori dhe doktori Vlado Janevski, bashkëshort i ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Janevski konsiderohej si një profesionist i shquar i mjekësisë, i cili la gjurmë të thella në fushën e kirurgjisë dhe edukimit mjekësor. Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, ai u dallua për përkushtimin ndaj pacientëve, si dhe për angazhimin në përgatitjen e brezave të rinj të mjekëve.

Njohuritë dhe përvojën e tij ia përcolli dhjetëra mjekëve dhe kirurgëve të rinj, të cilët sot punojnë në kuadër të Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, si dhe në disa institucione private shëndetësore në vend. Kolegët dhe bashkëpunëtorët e përshkruajnë si profesionist të shkëlqyer, mentor të rreptë por të drejtë dhe njeri me humanizëm të madh.

Ceremonia e homazheve do të mbahet nesër, më 1 mars, në orën 11:00, në kapelën në Butel, ku familja, miqtë, kolegët dhe të afërmit do të mund t’i japin lamtumirën e fundit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit