11.8 C
Skopje
Saturday, May 25, 2024

Vazhdojnë sulmet në Rripin e Gazës, shumë ndërtesa janë shkatërruar tërësisht

Palestinezë të plagosur mbushën spitalin në Kan Junis, ndërsa Izraeli shtoi sulmet ajrore në Rripin e Gazës.
Si pasojë e sulmeve shumë ndërtesa banimi janë shndërruar në rrënoja.

“Kudo që të shkojmë ka sulme. Jetoja këtu, por ku të shkoj tani. Nuk mund të gjej strehim dhe nuk kam ku të shkoj tjetër përveç se në rrugë”, u shpreh një banor i Rripit të Gazës.
“Shkuam në zonën ku ndodhi sulmi dhe gjetëm rreth 15 apo 16 shtëpi të shkatërruara. Punuam për shpëtimin e të plagosurve me burimet e pakta në dispozicion. Arritëm të shpëtonim shumë të lënduar, por kemi mungesë të makinerive”, tha Raed Saker, mbrojtja civile.

Ndërkohë organizatat humanitare po punojnë për të shpërndarë pajisje mjekësore dhe humanitare në spitalet përreth Rripit të Gazës, të cilat janë në prag të kolapsit për shkak të mungesës së ilaçeve. Problem kryesor mbetet mungesa e karburantit, i nevojshëm për furnizimin me energji të gjeneratorëve në spitale.

Izraeli ka thënë se nuk dëshiron t’i dërgojë karburant Hamasit dhe për këtë qëllim dërgesat e karburantit nuk ishin pjesë e ndihmave që mbërritën nga vendkalimi Rafah kohë më parë. Megjithatë ushtria izraelite thotë se Izraeli është angazhuar në një përpjekje të gjerë humanitare në Gaza dhe se popullata do të jetë në gjendje të kthehet në shtëpi kur të mbarojnë luftimet.

“Ne jemi të angazhuar në jug të Gazës në një përpjekje të gjerë humanitare që përfshin Egjiptin dhe SHBA-në. Ne po sjellim ushqime, ilaçe, ujë. Kur të mbarojnë luftimet, popullsia mund të kthehet”, tha Daniel Hagari, zëdhënës i forcave mbrojtëse izraelite.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se të paktën 5,791 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë të paktën 704 ditën e kaluar dhe mbi 16 mijë të plagosur. Ndërkohë më shumë se 1,400 njerëz në Izrael janë vrarë. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit