Në rrugën “Metodija Mitevski”, në lagjen Fushë Tophanë, janë zhvilluar sot punime për mirëmbajtjen e gjelbërimit publik.
Gjatë intervenimit u krasitën tetë drunj, ndërsa tre drunj të tharë u prenë dhe u larguan për të shmangur rrezikun dhe për të siguruar hapësirën përreth objekteve të banimit.
Në zonat ku mekanizimi nuk mund të përdorej, ekipet realizuan punimet përmes teknikës së specializuar “tree climbing”.
Punimet u ndoqën nga afër edhe nga kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamed Murtezi. Intervenimi është pjesë e aksionit të Komunës së Çairit për krasitjen dhe largimin e drunjve të tharë apo të rrezikshëm në territorin e komunës.






