Vaksinat për linë e dhenve në pritje

Advertisement

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka dërguar kërkesë për donacion të vaksinave në Komisionin Evropian dhe në Republikën e Turqisë, njoftojnë AUV dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Sipas institucioneve, grupi i ekspertëve po koordinon aktivitetet dhe po ndërmerr masat e nevojshme, ndërsa është kërkuar sërish edhe ndihma e ekipit EUVET të Komisionit Evropian për përballje me sëmundjen.

Pas marrjes së përgjigjes për vaksinat, do të kryhen testet e sigurisë dhe pastërtisë së tyre, pas së cilave pritet të nisë vaksinimi. Deri atëherë, institucionet po zbatojnë strategjinë “stamping out”, që nënkupton eliminimin e kafshëve të prekura ose të dyshuara.

AUV paralajmëron se vaksinimi i kafshëve pa miratimin e Agjencisë do të sanksionohet dhe për kafshët e sëmura apo të konfiskuara nuk do të ofrohet kompensim.

Institucionet u bëjnë thirrje blegtorëve të raportojnë çdo rast të dyshimtë dhe të bashkëpunojnë me veterinerët zyrtarë gjatë masave për kontrollin e sëmundjes.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit