5.8 C
Skopje
Sunday, April 28, 2024

Urimi i kreut të BDI-së Ali Ahmeti për Vitin e Ri

Kryetari i BDI Ali Ahmeti me rastin e festave të fundvitit ka uruar qytetarët duke shkruar se në çastet e fundit të vitit që po lëmë pas, le të përkujtojmë së bashku sukseset, sfidat e vështirësitë me të cilat u përballëm dhe le të nisim me këmbë të mbarë një vit të ri, me ambicie të reja përparimtare.

Urimi i plotë:

Të dashur vëllezër e motra,

Në çastet e fundit të vitit që po lëmë pas, le të përkujtojmë së bashku sukseset, sfidat e vështirësitë me të cilat u përballëm dhe le të nisim me këmbë të mbarë një vit të ri, me ambicie të reja përparimtare.

Këtë vit do ta kujtojmë me fillimin e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor që nga pavarësia e vendit, Korridorit 8, kryesimin me OSBE-në, rimëkëmbjen ekonomike me uljen e papunësisë, pensione dhe paga më të larta minimale dhe mesatare, me rrugë e shkolla të reja të ndërtuara.

Europa mbetet destinacioni drejt të cilit vazhdojmë vendosshmërisht hapin tonë në vitin 2024, të bashkuar në një front dhe të gatshëm për të çuar proceset përpara.

Uroj që në vitin 2024 të keni mbi të gjitha shëndet, paqe, lumturi e mbarësi në vatrat e juaja familjare!

Gëzuar!

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit