UNT prezanton Universiadën Mbarëkombëtare “Çair 2026”, nesër ceremonia solemne e hapjes

Advertisement

Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup u mbajt konferenca zyrtare për media me rastin e organizimit të Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”, një ngjarje sportive që synon të bashkojë studentët përmes sportit, garës dhe frymës së bashkëpunimit.

Në konferencë morën pjesë rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Prof. Dr. Bekim Fetai, dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Dr. Bejtulla Emini, si dhe kryetari i Këshillit Organizativ, Prof. Dr. Blerim Saiti.

Gjatë konferencës u prezantuan rëndësia e kësaj ngjarjeje, organizimi dhe synimet e Universiadës, e cila përmes aktiviteteve sportive synon të promovojë bashkëpunimin, solidaritetin dhe lidhjen ndërmjet studentëve nga hapësira mbarëkombëtare.

Organizatorët theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes dhe mbështetjes për këtë manifestim, duke ftuar të gjithë të jenë pjesë e ceremonisë solemne të hapjes, e cila do të mbahet nesër, më 20 nëntor, duke filluar nga ora 12:00.

Universiada Mbarëkombëtare “Çair 2026” pritet të jetë një festë e sportit, rinisë dhe bashkimit përmes vlerave universitare.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit