7.8 C
Skopje
Tuesday, December 10, 2024

UNICEF: Uji në Gaza ka mbaruar, fëmijët detyrohen të përdorin ujërat e ndotur nëpër puse

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se uji në Rripin e Gazës ka mbaruar dhe se familjet dhe fëmijët janë të detyruar të përdorin ujërat e ndotur nëpër puse, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga platforma X e UNICEF-it thuhet se “Ne kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në mënyrë që ndihmat të mund të arrijnë tek familjet dhe fëmijët në Gaza pa pengesë”.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) dje përgënjeshtroi lajmet lidhur me hyrjen e karburantit në Gaza. Edhe një zyrtar tjetër nga UNRWA vuri në dukje se as karburant, as ushqim dhe as ujë nuk ka hyrë në Gaza që nga 7 tetori dhe se asnjë furnizim nuk ka hyrë në qytet.

– Konflikti Izraeli-Palestinë

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit, mëngjesin e 7 tetorit njoftoi nisjen e sulmit gjithëpërfshirës të emëruar “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit.

Nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan mijëra raketa ndërsa grupet e armatosura palestineze kryen bastisje dhe morën kontrollin e pikës kufitare Beit Hanoun-Erez në kufirin Gaza-Izrael.

Grupet e armatosura më pas hynë në vendbanimet izraelite ndërsa ushtria izraelite filloi sulme ndaj Rripit të Gazës me dhjetëra avionë luftarakë. Në sulmet e kryera nga Gaza, përfshirë 299 ushtarë kanë humbur jetën 1.309 izraelitë ndërsa janë plagosur 3.968 të tjerë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se në sulmet e Izraelit në Gaza janë vrarë 2.778 palestinezë ndërsa janë plagosur 10 mijë të tjerë. Në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar janë vrarë 59 palestinezë dhe janë plagosur rreth 1.250 të tjerë.

Gjithashtu në sulmet e Izraelit kanë humbur jetën 11 gazetarë.

Ndërsa në konfliktet e shënuara në kufirin izraelit në jug të Libanit mes Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite që nga 8 tetori e deri më tani, kanë humbur jetën 3 civilë, 4 milicë të Hezbollahut dhe 2 anëtarë të Lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez. Në sulmet e kryera nga ana e Libanit humbën jetën 3 ushtarë izraelitë.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit