Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Advertisement

Benzinat EUROSUPER BS-95 dhe BS-98 do të lirohen për 2 denarë për litër, ndërsa dizeli për 2.50 denarë për litër.

Me çmimet e reja, EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 84 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 86 denarë, ndërsa dizeli për 92 denarë për litër.

Ulja vlen edhe për vajin ekstra të lehtë për amvisëri, i cili lirohet për 3 denarë dhe do të kushtojë 100.50 denarë për litër.

Ndërkaq, mazuti M-1 NS do të lirohet për 0.998 denarë për kilogram, me çmim të ri prej 48.314 denarë për kilogram.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit