Ukraina ka kryer sulmin më të madh me dronë ndaj Rusisë që nga fillimi i luftës në vitin 2022.

Advertisement

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjatë natës sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar gjithsej 1.336 dronë ukrainas mbi disa rajone të Rusisë, Krimenë e aneksuar, si dhe mbi ujërat e Detit të Zi dhe Detit Azov.

Shifrat nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur, por sipas analizës së agjencisë Reuters, ky sulm tejkalon rekordin e mëparshëm prej 1.254 dronësh, të raportuar më 29 tetor.

Sulmi ka përfshirë edhe Urën e Krimesë, një nga lidhjet më të rëndësishme rrugore dhe hekurudhore mes Rusisë dhe gadishullit të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në vitin 2014.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit