25.8 C
Skopje
Monday, June 17, 2024

“U shkatërruan mbi 100 grupe kriminale dhe u arrestuan mbi 3 mijë persona” – Kurti lavdëron punën e Policisë së Kosovës

Me rastin e shënimit të “Ditës së informimit për komunitetet” nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), kryeministri Albin Kurti ka thënë se profesionalizmi i kësaj akademie është i rëndësishëm për mbrojtjen e kufijve tanë që mallrat të jenë kontrolluara dhe kriminelët të ndëshkohen.

Ai shtoi se nga fillimi i mandatit janë zhvilluar mbi 1,000 operacione kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, dhe janë arrestuar mbi 3,600 persona.

Kurti ka thënë se është e domosdoshme që të gjitha komunitetet të jenë të përfaqësuara dhe kontribuojnë në institucionet tona, derisa shtoi se rreth 15 për qind e stafit në dogana janë pjesë e komuniteteve.

“Policia është populli dhe populli është policia… Akademia e Kosovës për Siguri Publike sjell dije në punën e secilit për siguri të secilit qytetar”, theksoi Kurti.

Ndërkaq, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla potencoi se diversiteti është vlerë, derisa u shpreh i lumtur që ‘kemi në shërbim pjesëtarë nga të gjitha komunitetet, në Agjencinë e Shërbimit të Emergjencave dhe institucioneve të tjera’.

Sveçla shtoi se duke mbështetur vlerat e drejtësisë, barazisë, angazhimi i secilit nga me në përfshirje në shoqëri nuk është i mjaftueshëm.

Ai potencoi se janë të hapura dyert për të gjithë qe duan të kontribuojnë në siguron e qytetarëve të Kosovës.

Ndërsa, Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenas Rashiq, ka thënë se kjo akademi për të simbolizon një fillim dhe bashkëpunim për të gjithë.

Ndërkaq, zëvendësues drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Kastriot Jashari potencoi se kjo akademi e ka kultivuar frymën e bashkëpunimit me komunitete duke i bërë pjesë integrale e të gjitha aktiviteteve të kësaj akademie. Ai konsideroi se AKSP-ja tashmë e një kohë të gjatë e ka të neutralizuar bashkëpunimin e komuniteteve./kp/

 

 

 

 

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit