11.8 C
Skopje
Friday, May 3, 2024

U kap në flagrancë duke peshkuar me pajisje që furnizohen me energji elektrike, procedohet 37-vjeçari

Policia ka zhvilluar kontrolle në liqenin e Shkodrës, për goditjen e rasteve të peshkimit të paligjshëm, me mjete të ndaluara. Efektivët në Shkodër kanë proceduar penalisht një 37-vjeçar, që u kap në flagrancë duke peshkuar me pajisje që furnizohen me energji elektrike.

Njoftimi i policisë:

DVKM Shkodër/Kontrolle në liqenin e Shkodrës, për goditjen e rasteve të peshkimit të paligjshëm, me mjete të ndaluara.

U kap në flagrancë duke peshkuar me pajisje që furnizohen me energji elektrike, procedohet penalisht 37-vjeçari.

Sekuestrohen pajisjet që përdoreshin për peshkim,një mjet lundrues dhe një automjet.

Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në hapësirën liqenore, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të peshkimit me mjete të ndaluara, në afërsi të vendit të quajtur “Syri i Sheganit” është kapur në flagrancë një shtetas duke peshkuar me pajisje që furnizohen me energji elektrike.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisjet që shërbenin për peshkimin e paligjshëm,një mjet lundrues dhe një automjet.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 37 vjeç, banues në Malësi të Madhe, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit