22.8 C
Skopje
Monday, May 6, 2024

Tubimi i parë i VMRO-DPMNE-së. Mickoski me mesazh për opozitën shqiptare dhe BDI-në

VMRO-DPMNE ka mbajtur sot tubimin e parë për zgjedhjet presidenciale. Në fjalimin e tij para simpatizantëve, lideri i kësaj partie Hristijan Mickoski ka deklaruar se në fushatë VMRO-DPMNE do të jetë e fokusuar në ofertë, një plan për të dalë nga kriza dhe nuk do të merren me kundërshtarët politik.

“Nga ana tjetër, shoh se LSDM-ja po i drejtohet dëshpërimisht një fushate të zezë, me shpikjen dhe falsifikimin e dokumenteve. Ata, në mungesë të një programi serioz në një situatë ku i gjithë publiku e di se fjala e tyre nuk qëndron, se nuk kanë asnjë rezultat të vetëm, asnjë sukses, por vetëm skandale dhe korrupsion, i drejtohen një fushate të zezë”, ka deklaruar Mickoski.

Ai ka dërguar mesazh për partitë shqiptare, BDI-në por edhe VLEN-in.

Të dashur miq, një mesazh për opozitën shqiptare. Ne duam të bëjmë koalicion me ju, por edhe të respektojmë njëri-tjetrin si miq dhe bashkëqytetarë, si maqedonasit dhe shqiptarët dhe të gjithë të tjerët kanë të njëjtat probleme dhe sfida. Edhe djemtë dhe vajzat tuaja po emigrojnë si ne. Të punojmë së bashku për një vend me një sistem ku të gjithë do të kenë privilegje, por edhe përgjegjësi të barabarta. Një mesazh për BDI-në. Edhe opozita është e mirë për zhvillimin e vetë partisë dhe vetëvlerësimin e gabimeve tuaja. Hiqni qafe krimin, çlirojeni shtetin nga zyrtarët tuaj të korruptuar dhe ne do ta vlerësojmë si kontributin tuaj për bashkëjetesën dhe sistemin e shtetit”, ka deklaruar lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Ai ka dërguar edhe porosi për mjekët, bujqit dhe përfaqësuesit e gjithë sektorëve në vend. ndërsa në mesazh për funksionarët e partisë ka deklaruar se çdo gabim do të sanksionohet.

“Në mesazh pëNjë mesazh për zyrtarët e ardhshëm të VMRO-DPMNE-së dhe partive nga koalicioni ynë, faleminderit që besoni në ne. Asnjëherë, kurrë mos i zhgënjej njerëzit. Çdo gabim do të sanksionohet ashpër. Nuk kam në plan të toleroj apo të fal asnjë krim dhe abuzim. Kemi shumë punë të përbashkëta, ju kërkoj sakrificë, përkushtim, profesionalizëm, besnikëri ndaj popullit dhe besnikëri ndaj Maqedonisë”, ka theksuar kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit