Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni i Amerikës”, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm nga Kanadaja.
Kryeministri kanadez Mark Carney deklaroi se për Kanadanë emri i liqenit do të mbetet Ontario “sot dhe përgjithmonë”.
Trump e nënshkroi urdhrin në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa në Zyrën Ovale u vendos një hartë ku liqeni shfaqej me emrin “Lake America”.
Megjithatë, vendimi i presidentit amerikan nuk nënkupton që emri i ri do të njihet ndërkombëtarisht. Për Kanadanë, emërtimi zyrtar vazhdon të jetë Liqeni Ontario.
Ky zhvillim vjen në një periudhë kur marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Otavës janë tensionuar për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare dhe tarifave.






