Moti sot me diell dhe i ngrohtë, në disa zona reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima

Advertisement

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Në disa zona priten kushte të paqëndrueshme, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DHPH) njoftojnë se lokalisht është e mundur paraqitja e motit të lig, me reshje të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe kushte për breshër. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 11 deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 36 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Gjatë orëve të pasdites, në disa pjesë të luginës priten reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë e përforcuar.

Sipas DHPH-së, në disa pjesë të luginës proceset atmosferike mund të jenë në formë stuhie, me reshje të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe kushte për breshër. Temperatura minimale në Shkup do të jetë 19 gradë, ndërsa maksimalja deri në 36 gradë.

Kushte pothuajse të njëjta atmosferike parashikohen edhe gjatë ditës së nesërme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit