Trafiku zhvillohet normalisht në rrugët e Maqedonisë, pa pritje të gjata në kufi

Advertisement

Trafiku në rrugët shtetërore në Maqedoninë e Veriut zhvillohet pa pengesa dhe në kushte të thata të rrugëve, njofton Auto-Moto Lidhja e Maqedonisë (AMSM).

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i rritur, ndërsa mëngjesin e sotëm nuk janë regjistruar pritje më të gjata në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga shteti.

AMSM rekomandon që drejtuesit e automjeteve të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, përgjatë rrjedhave të lumenjve dhe në gryka, ku ekziston mundësia e paraqitjes së rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit