Sistemi “Qyteti i Sigurt” (Safe City) ka nisur të detektojë automatikisht edhe motoçikletat që qarkullojnë me shpejtësi mbi kufirin e lejuar.
Është gjetur një zgjidhje teknike përmes së cilës shkeljet e kryera nga motoçiklistët mund të regjistrohen automatikisht në territorin ku është implementuar sistemi.
“Le të mos habiten ata që hiqen si motoristë dhe nuk respektojnë rregullat, se do të jenë objekt i sanksionimit nga sistemi ‘Qyteti i Sigurt’”, deklaroi Toshkovski.
Sipas shpjegimeve, qëllimi i kësaj mase është para së gjithash mbrojtja e vetë motoçiklistëve, por edhe e pjesëmarrësve të tjerë të ndërgjegjshëm në komunikacion.
Për momentin, sanksionimi automatik i motoçiklistëve vlen për shkeljet që lidhen me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.
Autoritetet presin që gjatë ditës së sotme të kenë të dhënat e para zyrtare për numrin e motoçiklistëve të regjistruar dhe të sanksionuar përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”.






