Përmbytjet katastrofike në Nepal: 579 të vdekur dhe mbi 1,900 të zhdukur

Advertisement

Numri i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Nepal është rritur në të paktën 579, ndërsa 1,924 persona rezultojnë të zhdukur, njoftuan shërbimet emergjente të vendit.

Sipas autoriteteve nepaleze për menaxhimin e katastrofave, në mesin e të zhdukurve janë 517 shtetas të huaj dhe 933 punëtorë të hidrocentraleve në zonat e prekura nga rritja e nivelit të ujit.

Situata u përkeqësua pas shembjes së një dige në anën tibetiane, ndërsa autoritetet paralajmëruan banorët dhe ekipet e shpëtimit që të zhvendosen në zona më të larta për shkak të rrezikut nga përmbytje të reja dhe rrëshqitje dheu.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë zhvilluar me vështirësi. Në disa zona ato janë ndërprerë përkohësisht për shkak të rrezikut të përmbytjeve të reja, ndërsa më pas janë rifilluar pasi niveli i ujit është ulur.

Autoritetet nepaleze bëjnë të ditur se deri tani janë shpëtuar 350 persona, ndërsa rreth 100 të tjerë vazhdojnë të jenë të bllokuar.

Ndërkohë, mediat shtetërore kineze raportojnë se 555 turistë nga Tibeti dhe 499 banorë lokalë janë evakuuar nga zona e katastrofës.

Operacionet e shpëtimit vazhdojnë, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e reja të dheut.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit