Trump kërcënon Omanin: “Nëse na pengon për Ngushticën e Hormuzit, do ta bombardojmë”

Advertisement

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Omanin me sulme ushtarake nëse vendi pengon një marrëveshje lidhur me Ngushticën strategjike të Hormuzit.

Deklarata e Trump u bë në një përgjigje për gazetarin e Fox News, Trey Yingst, lidhur me bisedimet mes Omanit dhe Iranit për qarkullimin e anijeve në këtë rrugë ujore.

Sipas raportimeve, zyrtarët iranianë dhe omanë kanë zhvilluar prej disa javësh negociata për mënyrën e garantimit të kalimit të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, e cila ndodhet mes brigjeve të dy vendeve.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane konfirmoi sot se bisedimet me Omanin po zhvillohen dhe i cilësoi ato si serioze.

Ndërkohë, Trump i ka bërë sërish thirrje Iranit të dorëzohet, duke deklaruar se nuk është me nxitim dhe se zgjedhjet e mesmandatit në SHBA nuk do të ndikojnë në qasjen e tij.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit