Çun Lajçi për Ora24.tv: Falënderoj Izet Mexhitin që organizoi 28 Nëntorin në Shkup

Advertisement

Artisti i madh i popullit, Çun Lajçi, gjatë performimit të tijë në Sheshin “Skënderbeu”, ka falënderuar bashkëkryetarin e VLEN-it, Izet Mexhiti për organizimin e festës së Flamurit në Shkup.

“Më vjen mirë shumë prej kryetarit të komunës, Izet Mexhiti, që i ka ra në mend, pikërisht këtu të bëhet edhe manifestimi i Flamurit. Ndjenja është e mirë për çdo shqiptar, sepse është e vetmja festë që shqiptarët i bashkon, që shqiptarët i kthejnë gjuhën e vet, që shqiptarëve ua përkujton se kanë një gjak e një gjuhë. Dhe më vjen mirë që kësaj radhe ky 28 Nëntor përkon edhe me 20-vjetorin e vendosjes së shtatores së Skënderbeut që e kemi këtu”, ka theksuar mes tjerash Çun Lajçi.

Ai ka shtuar se i vjen mirë që në këtë ditë me shi dhe të ftoftë, shqiptarët e Shkupit kanë dalë të festojnë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit