Mendi Qyra: Nderojmë figurat kombëtare shqiptare në Strugë, homazhe me rastin e 28 Nëntorit

Advertisement

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka nisur aktivitetet festive me homazhe dhe nderime në kujtim të figurave të shquara kombëtare dhe personaliteteve historike që kanë dhënë kontribut të çmuar për çështjen shqiptare.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, te Varrezat e Qytetit të Strugës u vendosën kurora me lule pranë varrit të Qazim Bej Vlorës, djalit të Ismail Qemalit, firmëtarit të Pavarësisë Nuri Sojliu, Shefit Iljazisit, si dhe figurave të tjera historike strugane që sakrifikuan për lirinë, gjuhën dhe identitetin kombëtar shqiptar.

Homazhet vijuan edhe para busteve të figurave të shquara të Rilindjes Kombëtare dhe mendimit shqiptar, doktor Ibrahim Temos dhe atdhetarit e intelektualit Dervish Hima, si dhe para bustit të humanistes së madhe botërore, Nënë Tereza.

Përmes një mesazhi kushtuar kësaj dite festive, Mendi Qyra theksoi rëndësinë e kujtimit dhe nderimit të atyre që me veprën, sakrificën dhe përkushtimin e tyre u bënë pjesë e historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Vepra e këtyre personaliteteve mbetet frymëzim i përhershëm për brezat e rinj dhe udhërrëfyes në rrugën drejt dijes, përparimit dhe ruajtjes së vlerave kombëtare.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit