Tragjedi në Ksamil, 4-vjeçarja humb jetën pasi u përplas aksidentalisht nga automjeti i babait

Advertisement

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Ksamil, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është përplasur aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga babai i saj.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në një parkim privat pranë plazhit në Ksamil.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet E. M., teksa po kryente një manovër parkimi me një automjet tip “Audi”, dyshohet se ka goditur aksidentalisht vajzën e tij 4-vjeçare.

Si pasojë e përplasjes, e mitura ka humbur jetën në vendngjarje.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të ngjarjes.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit