Trafiku në rrugët shtetërore në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet pa probleme dhe në rrugë kryesisht të thata. Sipas LAMM, intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është rritur.
Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk janë raportuar pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.
LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të përshtatin shpejtësinë me kushtet në rrugë, të respektojnë sinjalistikën dhe të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve.
Vëmendje e shtuar rekomandohet veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, pranë lumenjve dhe në gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.
Kujdes i veçantë rekomandohet në segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.






