Trafiku pa pengesa në rrugët e vendit, 30 minuta pritje në Bogorodicë

Advertisement

Trafiku në rrugët shtetërore të vendit po zhvillohet pa probleme dhe në kushte të mira, pasi të gjitha rrugët janë të thata.

Sipas Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë (LAMM), intensiteti i qarkullimit është rritur në rrugët jashtë zonave urbane. Frekuencë më e madhe e automjeteve është regjistruar në vendkalimin kufitar Bogorodicë, ku për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje ose dalje nga vendi.

LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë shpejtësinë e lejuar dhe sinjalistikën rrugore, si dhe të drejtojnë automjetet me kujdes të shtuar, veçanërisht në segmentet rrugore që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe zona me rrezik për rrëshqitje dheu.

Kujdes i veçantë rekomandohet në akset rrugore Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit