Nëse vendosni ta padisni shtetin sepse ju detyroi të nxirrni dokumente të reja personale, e ndërkohë keni pasur dokumente të vlefshme, 100% do të fitoni. Kështu tha mbrëmë në emisionin “10 Minuta” të TV21, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
“Thelbi është nëse dhe kush mund të shfuqizojë vlefshmërinë e dokumenteve që i kemi lëshuar ne. Domethënë do të përsëris edhe një herë, vetëm ne dhe askush tjetër nuk mund ta shfuqizojë vlefshmërinë për të gjithë dhe këtë nuk po e them rastësisht, do ta shihni gjatë javës së ardhshme, do të kujtojmë këtë intervistë. Vetëm ne mund të anulojmë vlefshmërinë e dokumenteve tona.”- deklaroi PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME