Tomovski: U siguruan 3 kamionë me 76 mijë litra ujë për Gostivarin

Advertisement

Për banorët e Gostivarit, ku është shpallur epidemi, sot do të sigurohen tre kamionë me gjithsej 76.000 litra ujë të pijshëm, ndërsa në ditët në vijim sasia do të rritet sipas nevojave. Nëse paraqitet domosdoshmëri, do të angazhohen edhe cisterne me ujë. Këtë e njoftoi në konferencë për shtyp në Qeveri drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SOPP), Ivica Tomovski, pas shpalljes së epidemisë në Gostivar për shkak të rritjes së menjëhershme të numrit të të sëmurëve me probleme gastrointestinale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit