15.8 C
Skopje
Thursday, May 9, 2024

Tifozët e Bajernit me peticion kërkojnë qëndrimin e Tomas Tushellit

Tifozët e Bajern Munihut kanë nisur një peticion për të mbajtur në skuadër trajnerin aktual, Tomas Tushel, i cili u konfirmua se do të largohet në fund të sezonit. Ish-trajneri i Çellsit ka të ngjarë të kërkojë mundësi të reja, duke qenë se Bajerni e ka informuar atë se do të largohet pas përfundimit të sezonit 2023/24. Megjithatë, që atëherë Tushel e ka udhëhequr skuadrën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. Trajneri i Austrisë, Ralf Rangik dhe ish-menaxheri Hansi Flik janë kandidatët zëvendësues, por tifozët e bavarezëve duan qëndrimin e Tushellit, duke nisur edhe një peticion.

“FC Bajern vendosi të shkarkojë Tomas Tushellin në verë pas humbjes kundër Bohumit . Çfarë vendimi mizor!”, thuhet fillimisht në peticion.

Tushel, i njohur gjithashtu si “Juppel”, nuk e kishte kurrë të lehtë në Munih. Pavarësisht mbulimit negativ të mediave që e rrethonte dhe situatës së personelit me skuadrën e mbushur me dëmtime, fituesi i Ligës së Kampionëve e çoi ekipin e tij në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Me gjithë respektin e duhur për kandidatët si Emeri apo Rangnik, këta trajnerë nuk mund t’ia mbajnë qiriun “Juppel”-t”, thuhet në shkrimin e peticionit.

Dhe deri tani peticioni ka arritur mbi 10 mijë nënshkrime.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit