22.8 C
Skopje
Sunday, October 6, 2024

Thaçi me PDSH-në largohet nga Fronti Evropian?!

Kryetari i PDSH, Menduh Thaçi nuk do të jetë më pjesë e koalicionit opozitar Fronti Evropian, mëson INA nga burime partiake.

Siç bëhet e ditur Thaçi është larguar nga Fronti që udhëhiqet nga BDI dhe se vendimi zyrtar pritet të konfirmohet gjatë këtyre ditëve.

Thaçi nuk ka qenë sot në konferencën e liderëve të Frontit Evropian lidhur me 100 ditëshin e Qeverisë.

Thaçi si deputet nuk ka qenë i pranishëm as edhe në takimet e tjera të fundit të Frontit. Kreu i BDI, Ali Ahmeti sot nuk u përgjigj në pyetjen e gazetarëve se përse nuk është i pranishëm Thaçi.

Me largimin e PDSH tanimë Fronti Evropian mbetet me 17 deputetë.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit