Nëse në vitin shkollor 2021/2022 në nivel të shtetit ishin angazhuar 600 asistentë për nxënës me nevoja të posaçme, në vitin 2022/23 ky numër ishte rritur në 720. Pra, nga viti në vit shtohet nevoja për angazhimin e asistentëve nëpër shkolla. Këtë vit ministria e Arsimit dhe shkencës planifikon që të angazhojë mbi 800 asistentë për këta nxënës.Tashmë kanë kaluar dy javë nga fillimi i procesit edukativo arsimor, ndërsa fëmijët me pengesa në zhvillim nuk kanë asisentë. Në 12 shkollat fillore të komunës së Tetovës, gjithnjë është në rritje numri i fëmijëve që shkojnë në shkollë dhe që kanë nevojë për asisent personal. Për 97 fëmijë ishin angazhuar 50 asistentë, bëjnë të ditur nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës“Për çdo vit nga ana e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, konkretisht nga ana e shkollës fillore “Zllate Stremec” në Shkup, e cila për çdo vit hap konkurs për angazhimin a asistentëve për fëmijët me nevoja të posaçme, ku këta persona konkurojnë dhe më pas ajo si qendër i shpërndan asistentët personal në nivel të republikës.Në bazë të dhënave që i kemi, si komunë e Tetovës për 12 shkolla, ne në kuadër të këtyre shkollave kemi pasur 97 fëmijë me nevoja të posaçme dhe kemi pasur të agazhuar 50 asistentë personal” deklaroi Nazmi Dauti nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës.Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për Televizionin Koha thonë se shpalljet për 815 asistentë arsimorë janë bërë nga shkollat fillore me qendrat përkatëse dhe pas nënshkrimit të kontratave në ditët në vijim do të punësohen.“Ju njoftojmë se këtë vit do të punësohen mbi 1000 asistentë arsimorë në shkollat fillore në të gjithë vendin, sipas kërkesave të prindërve dhe kujdestarëve të nxënësve me aftësi të kufizuara. Kjo do të thotë se kërkesave për ndihmë arsimore do t`i përgjigjemi në mënyrë pozitive edhe në komunën e Tetovës. Shpalljet për 815 asistentë arsimorë janë bërë nga shkollat fillore me qendrat përkatëse dhe pas nënshkrimit të kontratave në ditët në vijim do të punësohen. Për 200 asistentët e mbetur janë siguruar mjete me ribalancim të buxhetit dhe njoftimet janë në vazhdim” u përgjigjen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.Nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës shpresojnë që asnjë fëmijë me pengesa të mos mbetet jashtë procesit mësimor dhe se do të angazhohen numër i mjaftueshëm i asistentëve.Në të kaluarën kur numri i asistentëve ka qenë i pamjaftueshëm, komuna e Tetovës vet ka angazhuar të njejtë.
“Është e paraparë që një asistent të mbulon një ose dy apo maksimum tre nxënës në një shkollë fillore. Ky numër për vitin që po e lëmë pas ka qenë i mjaftueshëm.mendojmë se edhe këtë vit do të ketë numër të mjaftueshëm të asistentëve për këta nxënës. Besoj se edhe këtë vit nuk do të kemi problem për sa i përket angazhimit dhe përkujdesit ndaj nxënësve me nevoja të posaçme” thotë Nazmi Dauti nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës.Deri tek angazhimi i asistentëve ka ardhur pasi që me regjistrimin e nxënësve me nevoja të veçanta nëpër shkollat e rregullta arsimore dhe me kategorizimin e tyre nga profesionistët e fushave, ata gjithashtu sugjerojnë edhe asistentë që i njëjti nxënës procesin ta ndjek me asistent në shkollë të rregullt.Televizioni Koha i bashkangjitet iniciativës për rritjen e transparencës së institucioneve, të cilën Instituti për Studime të Komunikimit e realizon në kuadër të projektit “Përdor faktet”./Tv Koha/