3.8 C
Skopje

“Tentim atentati” në Shkup, Kurti: Kërcënuan individë e struktura që i kanë rrënjët në Beograd, pashë shumë polici

Kryeministri Albin Kurti e ka konfirmuar se ka pasur kërcënime ndaj tij gjatë qëndrimit në ShkupSipas tij, kërcënimet kanë ardhur “nga individë e struktura të cilët i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar”, raporton Express.

Kurti ka thënë se nuk është i ndjerë i rrezikuar, vetëm tha se ka parë forca të shumta policore të cilët janë kujdesur për sigurinë gjatë mbledhjes ku ai mori pjesë.

“Unë kam mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Mirëpo unë porsa erdha nga Shkupi këtu, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veçse kam parë që kishte shumë forca policore të cilët u kujdesen për këtë mbledhjen që e mbajtëm në Shkup me këto partitë socialdemokrate”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Ndryshe, mediumi publik ka raportuar sot se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar me vrasje.

Duke u thirrur në burime, RTK raportoi se institucionet e sigurisë në Kosovë menjëherë pas mbledhjes së KS të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka pasur përpjekje për vrasjen e Kurtit në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit