Temperatura përvëluese në Maqedoni, freskim pritet nga e mërkura
Sot moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Në orët e pasdites pritet paraqitje e izoluar e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullimave, ndërsa do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.





