Temperatura më të ulëta janë regjistruar në Berovë, më të larta në Tetovë dhe Shkup

Gjatë ditës së sotme do të jetë mot me vranësira dhe me kushte për reshje të shiut.

Ndërkohë që Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike temperaturat më të ulëta i ka regjistruar në Berovë ku ishte 4 gradë Celsius.

Temperaturat më të larta janë regjistruar në Tetovë, Shkup-Zajçev Rid, Demir Kapi që ishte 12 gradë celsius.

“Më ftohtë në mëngjes është në Berovë, ku janë matur 4 gradë celsius. Pastaj, 6 në Lazaropole, 7 në Kodrën e Diellit, 8 në Strumicë, 9 në Kriva Pallankë, Ohër, Krushevë, Hanet e Mavrovës, 10 në Gjevgjeli, 11 në Manastir, Pretor, Shkup-Petrovec, 12 në Shtip, Prilep, Veles, Vinicë, Kavadar, Kumanovë, ndërsa 12 gradë Celsius janë regjistruar në Tetovë, Shkup-Zajçev Rid, Demir Kapi”, njoftuan nga DPHM.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit