Tearca shënon Ditën e Groshës, Memishi: Të ruajmë traditat dhe të mbështesim fermerët

Advertisement

Në Tearcë është shënuar sot Dita e Groshës, një manifestim i kushtuar bujqësisë, fermerëve dhe ruajtjes së traditave lokale.

Në aktivitet mori pjesë edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ndërsa kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, e falënderoi për praninë dhe mbështetjen.

Memishi shprehu mirënjohje edhe për organizatorin e manifestimit, kryetarin e shoqatës CED, Metin Muaremi, për angazhimin në organizimin e kësaj ngjarjeje.

Sipas Memishit, ruajtja e traditave dhe mbështetja e fermerëve janë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë në Komunën e Tearcës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit