Të paktën 222 persona janë duke u mbajtur peng në Gaza. Shifrat janë përditësuar nga ushtria Izraelite paraditen e së hënës.
Yarden Bibas, gruaja e tij Shiri dhe dy fëmijët e tyre, Ariel katër vjeç dhe Kfir nëntë muajsh, sipas BBC, ndodhen mes personave të rrëmbyer nga banesa e tyre pas sulmit të 7 tetorit.
Motra e Yarden, Ofri Bibas Levy rrëfeu për mediat se familja se ishte fshehur në dhomën e ndërtuar posaçërisht për t’u mbrojtur nga raketat kur nisi sulmi.
“Ja ku nisim sërish”, shkroi vëllai i saj në një grup ta familjes në Whatsapp duke menduar se bëhej fjalë për një sulm të radhës me raketa nga Gaza.
Më vonë një mike e saj, i dërgoi një video të familjes teksa rrëmbehej nga militantët e Hamasit. Shiri shihej duke përqafuar fëmijët e saj.
Tre ditë më vonë asaj i dërguan foto të vëllait të saj me një plagë në kokë dhe dikë që mbante një çekiç në dorë. Dy javë më vonë, Ofri nuk e di asgjë rreth fatit të familjes.